Risitë e reformës në drejtësi; Rekursi kundër vendimit të Apelit tani në Gjykatën e Shkallës së Parë

02/01/2019 15:13

Për vite me radhë çdo qytetar apo palët që merrnin një vendim gjyqësor në Apel nëse ishin kundër tij, ata nuk e dorëzonin rekursin tek Gjykata që e dha vendimin, por në Gjykatën e Shkallës së Parë. Me ndryshimet e reformës në drejtësi, kjo sorollatje merr fund për pak orë dhe konkretisht në datën 3 janar. Gjykata e Tiranes ju bën thirrje qytetarëve që nga 3 janari të mos paraqitn më pranë sekretarive të saj per rekurs, por në sekretaritë e shkallës së tyre.

Duke nisur nga data 3 janar, çdo qytetar që do të depozitoje rekurs kundër vendimeve të Gjykatës së Apelit nuk do t’i dorëzojë më në Gjykatën e Tiranës, por në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Ky ndryshim vjen pas risive të ligjeve të reformës. Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajro shpjegon ndryshimin.

“Ky është përcaktim i ligjit, që do të thotë duke filluar që nga nesër, pra 3 janar, çdo rekursim nuk vjen më tek ne, por dorëzohet tek gjykata që ka dhënë vendimin”, sqaron ajo.

Por ky ndryshim është në fuqi vetëm për vendimet që do të shpallen nga apeli që nga 3 janari e në vazhdim. vendimet që janë dhënë deri në 31 dhjetor 2018 do vazhdohet të dorëzohen tek Gjykata e Tiranës.

“Kjo gjë tani i takon apelit sepse tek e fundit ata e kanë detyrë, deri tani e kemi bërë ne këtë pune dhe i kuptojmë sepse kanë probleme me administratë”, shton Enkelejdi Jajro, kryetare e Gjykatës Tiranë.

“Tani siç e shikon unë po inventarizoj dosjet, pas kësaj behet njoftimi i palëve dhe me tej dosja kalon për rekursim”, sqaron sinkron Abazaj, sekretare gjyqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA