Fshati Paleokastër në njësinë administrative të Cepos 15 km larg Gjirokastrës rrezikon të kthehet në ishull nëse rruga që e lidh këtë zonë me aksin nacional do të rrëmbehet nga ujërat e lumit të Belicës.

Paleokastra një fshat me 120 shtëpi ku jetojnë kryesisht të moshuar rrezikon sapo nisin reshjet.

Banorët që i janë drejtuar vazhdimisht autoriteteve për ndihmë përmes një përfaqësuesi të tyre i bënë me dije këshillit bashkiak se do të braktisin të gjitha forcat politike nëse kjo situatë nuk zgjidhet brenda dimrit. 700 m të aksit me gjatësi 3 km kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.

Këshilli e ka përcjellë me debate politike këtë situatë ndërsa palët ranë dakord që projektimi për këtë rrugë të realizohet nga bashkia gjatë 2019.

Paleokastra është vetëm një prej disa akseve rurale ne gjendje emergjence pas shirave të dhjetorit 2017. Ende fshatra si Zhulati, Picari, Llongo e Koshovica në Dropull apo aksi drejt fshatrave të sipërm të njësisë Antigone kanë vështirësi për tu lidhur me aksin kombëtar pas dëmtimit të shtratit të rrugëve rurale dhe urave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA