Në fshatin Voskop vetëm 6 km larg qytetit të Korçës, fermerët nuk i kanë vjelë prodhimet e tyre bujqësore sepse ka mungesë tregu. Një gjë të tillë na e tregon Xhevdet Shaholli. Ai thotë se për vitin 2018 ka shitur vetëm 10% të prodhimit. Ndërsa pjesën tjetër e ka magazinuar.

“Mollën nuk po e shesim dot në krahasim me vitet e tjera, kësaj herë po e shesim me 15 lek të reja dhe nuk pyet njeri. Në frigorifer e kemi futur atje do dhe qira për 2-3 muaj dhe atje është 120 lek qiraja”, sqaron ai.

Korça është një vend i bekuar nga relievi pasi në të mund të kultivohen produkte të ndryshme bujqësore. Por është Ministria e Bujqësisë ajo që duhet të mendoje për këta fermer dhe jo vetëm. Ministria e Bujqësisë duhet të krijojë pika grumbullimi ku ata të shkojnë të paraqesin prodhimet e tyre bujqësore për tregtarët.”

“S’ka treg, as në se dimë shteti e di atë që nuk i bie ndërmend se çfarë kemi se rrojmë apo jo. Gjithnjë është shitur ndërsa këtë vit nuk po pyet njeri fare. Kam 2 ha gjithsej me mollë kam mbjellë 1.8. 3 milionë do vetëm spërkatje kaq do dhe plehu se po nuk i shtive nuk bëhen. Plus punë tona vaditje dhe të tjera. Do t’i hedhim në lum. Ministria e Bujqësisë duhet të mendojë për subvencionet e fermerëve të vegjël dhe kriteret të mos jenë aq të paarritshme për ta. Po ky institucion duhet të kujdeset për cilësinë e pesticideve pasi kështu edhe konsumatori jeton shëndetshëm”, shprehet Xhevdet Shaholli.

Më tej ai tregon se është skualifikuar nga përfitimi i subvencioneve

“Vjet vajta kisha në një vend 1 ha gjysmën e kisha timen gjysmën me qira. Jo thanë duhet takesh të gjithë tënden. Vjet e tutje ua jepnin atyre sipërmarrësve për shembull në rrethin e Korçës e merrnin vetëm 5 veta”, tregon Xhevdet Shaholli.

Në të kundërt produktet bujqësore do të përfundojnë në tokë sic janë edhe sot. Ku këto mollë shërbejnë si ushqim për bagëtitë e zonës dhe minjtë e arave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA