Presidenti i ShBA-ve është sulmuar nga një prej figurave më të rëndësishme Republikane, Mitt Romney, i cili garoi dhe humbi kundër Barak Obamës në vitin 2012, ndërsa në një artikull theksoi se Trump nuk ishte i aftë të ishte president.

Trump nuk është “rritur me mantel”, shkroi ai në Washington Post, por, fituesi i zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës u kundërpërgjigj edhe këtë herë nga Twitter-i.

“Unë pata një fitore të madhe, ndërsa ai jo”. Trump bëri një krahasim me Jeff Flake, një senator republikan që po largohet, i cili gjithashtu e sulmoi vitin e kaluar, por presidenti amerikan bëri edhe një thirrje që Romney të jetë një “lojtar i ekipit”.

Koha e botimit te artikullit, vetëm dy ditë para se Romney të betohet si senator për Utah, ka nxitur disa që të spekulojnë se ai po e pozicionon veten si sfidues ndaj Trump.

Në artikull, Romney vlerësoi shumë nga politikat e Trump, siç janë reformat e tij tatimore dhe emërimi i gjyqtarëve konservatorë, gjithashtu goditja e tij ndaj “praktikave tregtare të padrejta të Kinës” – politika që sipas Romneyt “republikanët i kane promovuar prej vitesh.

Por ai vazhdoi duke thënë: “Me kombin kaq të ndarë dhe të zemëruar, lidershipi presidencial me karakter te forte është i domosdoshëm, sidomos atëherë kur mungesa e detyrës ka qenë e dukshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA