Pas festës së ndërrimit të vitit, shumë emigrantë shqiptarë që ishin kthyer për të festuar në atdhe, kanë nisur kthimin në vendet ku jetojnë e punojnë.

Kështu gjatë pasdites së sotme është regjistruar një fluks i madh njerëzish dhe mjetesh që dalin nga Shqipëria drejt Greqisë.

në të tre pikat kufitare, Kakavijë, 3 Urat dhe Qafë Botë, por edhe nëpërmjet portit të Sarandës, vihet re një numër i konsiderueshëm njerëzish që lënë Shqipërinë.

Radhët janë të gjata, ndërsa koha e pritjes duket se e kalon një orë, ndonëse në doganën e Kakavijës, si pala shqiptare, ashtu ajo greke, kanë filluar punën me dy sportele.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA