Ashtu siç ishte paralajmëruar nga shërbimet sinoptikane në vend, viti i ri erdhi me një rënie të temperaturave, që shkon nën zero gradë, në zonat malore.

Kështu në qytetin e Bulqizës, kanë filluar edhe reshjet e para të dëborës, njofton korrenspondenti i Top Channel atje.

Temperaturat e ulëta po ndjehen në çdo zonë të Shqipërisë, përfshi edhe kryeqytetin, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Shërbimet sinoptikane patën paralajmëruar se ditët e para të vitit do të vinin me rënie temperaturash dhe reshje dëbore në zonat malore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA