Ndërrimi i viteve është festa që bën bashkë familjen. Të gjithë duan që nata e ndërrimit të viteve të jetë sa më e qetë dhe e hareshme. Por që të realizohet kjo, shumë persona të profesioneve të ndryshme duhet të punojnë.

Gazetarja e Top Channel, së bashku me operatorin, vitin e ri 2019 e pritën në sheshin Skënderbej, duke përcjellë për qytetarët atmosferën e festës, që u zhvillua në sheshin më të madh të Shqipërisë.

Ndërsa policët janë për të mbrojtur qytetarët, mjekët për të dhënë ndihmën e shpejtë e këngëtarët për të performuar para qytetarëve që janë në shesh.

Top Channel