Një prej figurave më të rëndësishme në radhët e republikanëve thotë se presidenti Donald Trump mbetet i angazhuar në luftën kundër shtetit islamik në Siri, pavarësisht planeve të tij për tërheqjen e trupave nga vendi i trazuar.
Senatori Lindsey Graham la të kuptohet se tërheqja është ngadalësuar. Ai vetë ishte një nga kritikët e planit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, i cili u prit me skepticizëm nga aleatët kryesorë.
Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende koment mbi deklaratën e Graham. Mendoj se jemi në një moment pauze dhe po rivlerësojmë mënyrat më të mira për të arritur objektivat e presidentit që njerëzit të paguajnë më shumë dhe të bëjnë më shumë. Ai nuk dha shpjegime për këtë pohim të vetin, por Nju Jork Tajms raporton se senatori mund t’i referohet me këto fjalë garancive të dhëna krerëve ushtarakë se do të kenë më shumë se 30 ditë në dispozicion për të siguruar një tërheqje të rregullt të ushtarëve.
Në 19 dhjetor, Trump njoftoi largimin e rreth 2000 trupave, me argumentin se isis-i tashmë është mposhtur, por kritikët e hodhën poshtë këtë pretendim e kembengulën se një lëvizje e tillë mund të çojë në një ringjallje të grupit të dhunshëm ekstremist.
Top Channel