Këshilli i Bashkisë së Gjirokastrës ka miratuar buxhetin për vitin 2019.

Paketa e re ka rezervuar rreth 54% për paga, qw ishte një prej pikave që solli debate. Numri prej 632 të punësuarish në bashki dhe ndërmarrjet në varësi të saj sipas ekipit të bashkisë është i pamjaftueshëm për të mbuluar shërbimet në një territor me 54 mijë banorë, gati katër herë më të madh se ai i bashkisë para reformës territoriale.

Debate dhe pretendime të shumta shoqëruan pikën ku diskutohej mbi subvencionimin që bashkia bën për Sport Klub Luftëtari dhe transparencën e munguar sipas këshilltarëve mbi gjendjen finaciare të kësaj shoqërie aksionere. Nga buxheti i bashkisë që është aksionere në masën 25% tek klubi i futbollit shkojnë cdo vit për subvencionimin e humbjeve të ekipit 23 milionë lekë.

Këtë vit granti i akorduar bashkisë së Gjirokastrës ka njohur një rritje fare të vogël krahasuar me vitin paraardhës ndërsa mes investimeve kryesore vihen re një rradhë ndërhyrjesh rehabilituese në infrastrukturë, ndërhyrje në shkolla, në ndricimin e rrugëve të fshatrave, në sinjalistikë rrugore dhe përmirësimin e trajtimit të mbetjeve. Këshilltarët ngritën pretendime për investime të munguara në bujqësi dhe në shërbime për njësitë administrative.

Sa i përket të ardhurave bashkia ka përcaktuar se numri i familjeve që do të përfshihen në skemën e detyrimeve fiskale është 8598. Për 1406 familje janë parashikuar lehtësi fiskale për shkak të problemeve sociale ndërsa peshën kryesore të të ardhurave prej biznesit do ta mbajë edhe për 2019 biznesi i vogël me 82% të të ardhurave. Taksat e ndërtesës, ajo e ndikimit në infrastrukturë, taksa e mjeteve të përdorura dhe tarifat e ndricimit e pastrimit janë 5 zërat kryesorë të të ardhurave të bashkisë që do të mbështesin 64% të planit të të ardhurave. Buxheti për 2019 megjithëse i varfër në investime madhore ka një qasje më të lartë sociale sa i përket familjeve në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe një hapësirë më të gjerë për artin dhe kulturën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA