Dita e fundit e vitit i gjen zbardhura disa akse rrugore në vend.

Është mbuluar nga dëbora këtë mëngjes Qafa e Llogarasë. Rruga kalohet me vështirësi dhe drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje për më shumë kujdes.

Parashikimet e motit tregojnë se sot temperaturat do të pësojnë rënie  ku në verilindje dhe juglindje të vendit rreth mesditës do të ketë reshje dëbore. Sipas Shërbimit meteorologjik ushtarak, temperaturat në vendet malore do të zbresin deri në -4, në zonat e ulta zbresin në -2.

Ndërsa mbërritja e masave ajore të ftohta siberiane duket se do të sjelle dhe një natë të ftohtë të ndërrimit të viteve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA