Në prag të festës së ndërrimit të viteve, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar patrullimet me përzgjedhje në të gjitha rrugët e qytetit, me qëllim sigurinë rrugore.

“Policia Rrugore e kryeqytetit, duke konsideruar qytetarët, si një nga aleatët me të rëndësishëm në funksion të rritjes së sigurisë rrugore, ju falenderon për bashkëpunimin e treguar përgjatë vitit 2018 dhe ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja, për Vitin e Ri 2019.

“Gjithashtu ju garantojmë për një shërbim cilësor dhe të shpejt për çdo situatë apo nevojë, si dhe apelojmë për KUJDES të shtuar para dhe pas ndërrimit të viteve, të shmanget drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike, sepse Policia Rrugore nuk do të tolerojë në asnjë moment shkeljet që rrezikojnë jetën tuaj dhe të tjerëve, duke kthyer momentet festive në dëshpërim apo më shumë se aq”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA