Bilça është një nga zonat më prodhimtare të ullirit të tavolinës, sic njihet ndryshe ulliri i Beratit.

Familjet e këtij fshati në njësinë administrative të Velabishtit jetojnë vetëm prej kultivimit të ullinjve. Dhe kur prodhimi nuk është i mbarë si ndodhi këtë vit, atëherë fermerët janë në telashe.

Pjesa më e madhe e prodhimit shkoi dëm, pasi ulliri nuk arriti pjekjen e duhur dhe një pjesë e mirë u shkatërrua nga vemjet. Banorët thonë se plehu kimik ishte i skaduar këtë vit. Sipas agronomit të zonës, këto probleme mund të shmangen.

Në pritje që diçka të ndryshojë, fermeret e Bilçës këtë vit nuk do të shlyejnë dot as kreditë, ndërsa vaji i ullirit u ka mbetur pa shitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA