Hajdutët janë kthyer në problem për banorët e fshatrave të Lushnjes. Nuk ka natë që ndonjë nga banesat e zonës së Karbunarës të mos vidhet.
“Kanë marrë telefona, këpucë, raki, vaj ulliri… çfarë të gjejnë në kuzhinë”, thotë një banore.
Të pa frikësuar, hajdutët arrijnë të hyjnë deri në banesa, duke kontrolluar dollapët dhe deri frigoriferin.
“Na kanë marrë të gjithë mishin që kishim në frigorifer”, thotë një tjetër banore.
Banorët thonë se kanë parë 3 persona me maska që lëviznin me makinë, por nuk i njohin. Ata ndjehen të frikësuar dhe kanë filluar të bëjnë roje me orar së bashku për t’u ruajtur nga hajdutët.
Edhe pse nuk është rasti i parë që Karbunara ka rënë pre’ e vjedhjeve masive, deri tani Policia e Lushnjes nuk ka asnjë person të ndaluar.
Top Channel