Pas shpërthimit të bombës jashtë Kishës së Shën Dionisit në Kolonaki të Athinës, një raport i publikuar orët e fundit për sulmet ndaj vendeve me rëndësi fetare në Greqi ka shkaktuar shok dhe shqetësim të madh në opinionin publik dhe autoritetet greke.
Raporti u publikua pas sulmit të katërt brenda 2018-s, të Obeliskut të Holokaustit në Selanik nga neonazistet dhe u referohet sulmeve ne vitin e kaluar që pësuan rritje dhe arritën shifrën 556.
Konkretisht në 2017-n u shënuan 2,5 herë më tepër sulme se në 2016-ën. Gjithashtu u rrit edhe numri i komuniteteve fetare, të cilat janë sulmuar.
Ndërsa në 2016-ën janë regjistruar sulme kundër vendeve të kultit të katër komuniteteve fetare, një vit më vonë u vunë me shenjëstër objekte të tetë komuniteteve.
94% e incidenteve të dhunës ose 525 prej këtyre sulmeve kanë pasur për objekt Kishën Ortodokse dhe karakterizohen nga urrejtja fetare, 2 ndaj Kishës Katolike, 1 ndaj Kishës Ortodokse Etiopiane, 4 ndaj Kishës Evangjeliste Armene, 1 ndaj besimtareve të kalendarit të vjetër dhe 4 ndaj Dëshmitarëve të Jehovait.
Sulmet kanë të bëjnë me raste të ndryshme si vandalizma, bastisje, vjedhje, sakrilegje, zjarrvënie, përdhosje. Gjithashtu janë regjistruar 11 sulme ndaj kulteve judaiste, shumë prej te cilave janë cilësuar raciste apo antisemite. Duhet theksuar se tete raste sulmesh ka pasur edhe ndaj kulteve myslimane.
Ministri i Arsimit dhe Kulturës fetare Kostas Gavroglou në një deklarate të orëve të fundit ka theksuar se “liria fetare nuk mund te ekzistoje pa kisha, sinagoga, xhami apo kulte te ndryshme te besimeve, ndaj çdo sulm në një objekt të tillë cenon vetë lirinë fetare”.
Top Channel