Festat erdhën ndryshe për 20 familje të ngujuara në veri të Shqipërisë.
Si çdo vit, Digitalb organizoi një fushatë sociale ndihmash për familjet në nevojë, duke kontribuuar me ushqime, lodra për fëmijët, televizorë dhe abonime falas.
Fushata u realizua në bashkëpunim me zonjën Liliana Luani, mësuese në qytetin e Shkodrës, e cila prej vitesh u jep mësim fëmijëve të ngujuar.
Por, kjo nuk është fushata e vetme e bamirësisë për këtë vit, pasi Digitalb ka ndihmuar edhe shtresa të tjera në nevojë.
Një program ndihmash aplikohet çdo vit, ku përfshihen fëmijët jetimë, familjet në nevojë, gratë dhe vajzat e dhunuara, si dhe komunitete me specifika të caktuara.
Digitalb do të vijojë të ruajë profilin human, si një kompani në shërbim të komunitetit.
Top Channel