Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet? Dy muaj më parë, zyrtarë të lartë të shtetit folën për një paketë antishpifje që do të ndëshkonte deklaratat e pavërteta të politikanëve dhe raportimet fake neës. Sot, ne kemi vetëm një draft të hartuar nga Këshilli i Ministrave, që merr përsipër kontrollimin e portaleve.
Më 17 dhjetor drafti u prezantua në një tryezë nga Autoriteti i Medias Audiovizive, si përmbushje e kriterit të konsultimit me grupet e interesit, që në këtë rast ishin gazetarët.
Përfaqësuesja e kryeministrisë, Elira Kokona tregoi se Kroacia ishte vendi ku ishin huazuar ndryshimet e nismës qeveritare.
“Modeli që i ngjan realitetit shqiptarë që unë përmenda, është Modeli Kroat, është modeli i Malit të Zi apo i Letonisë. Kroati ishte më afër realitetit shqiptarë në rajon. Mundësia e të bërit një ligj në kontekstin shqiptarë ishte i pamundur, pa ndryshuar kodet specifike”, tha Edlira Kokona, zv\sekretare e përgjithshme e Këshillit të Ministrave.
Projektligji vendos Autoritetin e Medias Audiovizuale, të mbikëqyrë mediat në internet. Për këtë punë, autorizon një grup zyrtarësh të njohur si “Këshilli i Etikës”.
Gjatë konsultimi kryetari i AMA-s, Genti Sala shpegoi se projektligji nuk merr përsipër të kontrollojë financimet apo edhë informalitetin e mediave elektronike. Këto janë edhe problemet që kanë aktualisht mediat online.
“Polici, departament i veçantë nuk mund të bëhet AMA. AMA po si çdo institucion, merr indicie dhe ua çon atyre, penalizimi i të gjithë këtyre pikave i ka vetë institucioni vetë” – tha Genti Sala, Kryetar i Autoritetit të Medias Audiovizive.
“Kuadri ligjor shqiptarë identifikonte shumë qartë përgjegjësinë penale, civile por nuk identifikonte përgjegjësinë administrative. Kjo e fundit dhe kuadri ankimues i shpejtë dhe efikas është rezultati i asaj që ne synojmë të arrijmë përmes këtij drafti por në asnjë mënyrë cënimi i shprehjes”, – tha Edlira Kokona, zv\sekretare e përgjithshme e Këshillit të Ministrave.
Përfaqësuesit e qeverisë shpjeguan se nevoja e ndryshimeve ligjore, u krijua nga ankesat e shumta të qytetarëve, mbi lajmet fake news.
Ndryshimet e ligjore synojnë e krijimit të një sistemi regjistrimi të medias në internet si dhe të gjobitjes e mbylljes së saj. Këto masa do të bazohen mbi pretendimet e qytetarëve, nëse një lajm i publikuar është i paanshëm ose cënon moralin publik.
Sipas draftit, “Këshilli i Etikës” që është një strukturë e brendshme e Autoritetit të Mediave Audiovizive, do të shqyrtojë ankesat për mediat online.
Ky këshill, do të ndjekë procedurat, që parashikojnë masa ndëshkuese nga 1 milion deri në 10 milion lekë të vjetra gjobë.
Top Channel