Idesë së dënimit të shpifësve pofesionistë kryeministra Rama iu rikthye në vjeshtën e këtij viti. Bëhej fjalë për premtimin e tij vjetër, se do të detyrojë me ligj zyrtarët të çojnë në gjykatë çdo akuzë të rreme ndaj tyre.

Propozimi erdhi pasi akuzat e opozitës ndaj qeverisë ishin bërë agresive, me një sërë skandalesh të publikuara në media. Ky ligj do të prekte jo vetëm zyrtarët, por kësaj herë edhe median, që sëfundmi kryeministri e etiketon me kazani mediatik.

Për të bërë sa më eficente këtë nismë, Rama parlajmëroi krijimin e një mekanizmi artificial, i quajtur Fondi i Edukimit. Këtu do të shkojnë parat e fituara nga gjyqet për shpifjen.

Dorian Matlija, drejtor i qendrës Respublika, mendon se kjo nismë do i kthehen në bumerang qeverisë shqiptare.

“Për menimin tim kjo ëhstë një nismë ka një dozë injorance nga hartuesi por unë do të thoja që krijon efekt friksues tek gazetarët deri sa të krijohet një praktikë e mirë, gazetarët do të arrijnë ti lexojnë këto gjoba në rrugë gjyqësore, ndoshta këto para që do vilen e që do shkojnë tek fondi i edukimit, kam përshtypjen se do i kthehet në një bumerang të qeverisë”, tha Matlija.

Solicialistët dolën për të bërë premtime për investime, jo me buxhetin e shtetit, por me paratë e shpifjes. Nga një fshat i Librazhdit, krytari i grupit paralementar të Partisë Socialiste, Tauland Balla e konsideroi një mundësi të artë, që fondi krijonte për përmisimin e infrastrukturës së komunitetit romë.

“Të manipulosh trutë e njerëzve me lajme të rreme ka qenë një mjeshtëri, të paktën që kur janë hapur mjetet e informimit. Nëqoftëse bëhet fjalë për Fake Neës, unë mendoj që mbi të gjitha, Fake Neës më i rrezikshëm që kemi këtu është ai i përhapur nga pushteti, nga qeveria dhe jo vetëm në Shqipëri”, tha Lubonja.

Lubonja thotë se presionin e gjyqeve për shpifje nuk e ndjejnë politikanë, por gazetarët të cilët denoncojnë krimin dhe aferat korruptive.

“Ça i djeg atij përshembull? Akuzat për krimin. Por lidhja me krimin është sheshit. Ju keni dhënë për ata të humburit e Vlorës, dhe e keni parë se si reagojnë këta për të fshehur. Dhe çfarë, do akuzoheni për shpifje tani? Ne kemi shumë nevoj për gazetarë që të thonë të vërteta”, tha Lubonja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA