Personi më i akuzuar si shpifës, por që nuk është dënuar kurrë, është ish kryeministri Sali Berisha. Gjatë viteve 2008-2010, një numër politikanësh dhe biznesmenësh i janë drejtuar Gjykatës së Lartë për të ndëshkuar Berishën, për akuzat pafund që ai hidhte nga foltorja e parlamentit.

Në dhjetor të vitit 2009, biznesmeni Koço Kokëdhima, i njohur në atë kohë për afrimitetin me Edi Ramën, depozitoi një padi për shpifje, ndaj kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit e akuzoi Kokëdhimën si udhëheqës të klaneve mafioze në Ballkan.

Gjykata e Lartë e rrëzoi padinë e Kokëdhimës me argumentin se faktet nuk ekzistojnë dhe se kryeministri Berisha gëzonte imunitet.

Asokohe kryeministri Berisha artikuloi një sërë akuzash edhe për biznesmenë të tjerë, por ai kurrë nuk nisi një proces hetimi për ti vërtetuar.

Dukej se strategjia e Berishës ishte përbaltja e kundërshtarëve nga foltorja e parlamentit. Dhe këtë e bënte me çdo kundërshtar politik.

Deputeti socialist Dashamir Peza, pretendonte se Berisha kishte thënë fjalë denigruese parlament, në drejtim të familjes së tij. Edhe ai iu drejtua Gjykatës me një padi për shpifje, por pa sukses.

Sërish Gjykata vendosi rrëzimin e kësaj padie, pasi deputeti socialist nuk mundi të vërtetojë akuzat e ngritura, pavarsisht se deklaratat ishin bërë në parlament.

Paditë për shpifje kundër Berishës si kryeministër ishin të shumta, por gjithmon gjykata gjente argumente ligjore për pushimin e tyre. Këtë fat pati edhe padia e biznesmeni Artan Dulaku. Ai akuzoi Kryeministrin në 31 maj të vitit 2010, duke pretenduar se ndjehej i fyer, për akuzat e adresuara në emër të tij.

Gjykata e Lartë përdori të njëjtin argument për Kokëdhimën për të shuar çështjen, pra se faktet nuk ezkistojnë dhe se kryeministri Berisha gëzonte imunitet.

Në gjykatë u përballën dhe deputetë të cilët akuzonin njëri –tjetërin për akuzat e shpifjes, për shak të deklaratave të tyre publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA