Sipas shifrave të fundit të INSTAT, eksporti i tekstileve dhe këpucëve u rrit me bazë vjetore me 2,9 pikë përqindje në nëntor, por biznesi fason thotë se zhvlerësimi i euros i ka zeruar fitimet e tyre.

Sajmir Bidaj i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, shprehet: “Pasojat e zhvlerëismit të euros me rreth 9% brenda vitit 2018 kanë çuar në zhvlerësimin e faturimeve bruto të sektorit me 9%. Ne tani jemi në kushtet që jemi duke punuar pa fitim”.

Përveç zhvlerësimit të euros, sektori i fasonerisë së veshjeve dhe këpucëve gjendet në vështirësi për shkak mosrimbursimit në kohë të TVSH-së. Drejtuesit e Dhomës Kombëtare thonë se që kjo gjendje i ka asfiksuar financat e tyre: “Që nga muajt e parë të këtij viti që është bllokuar rimbursimi i TVSH-së. Kjo ka bllokuar fondet tona dhe sidomos marrëdhëniet tona me kontraktorët janë totalisht të bllokuara, nuk arrijmë dot të operojmë më, të gjithë likuditetet kanë përfunduar”.

Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të lehtësuar vazhdimin e aktivitetit të tyre: “Masa që mund të bëjë uljen e tatimeve ose rritjen e pagës minimale të tatueshme edhe subvencione të ndryshme, ulja në drejtim të energjisë elektrike, karburanteve etj. Pra, masat mund t’i diskutojë qeveria se ku e shikon të mundshme për të ndërhyrë”.

Fasonët thonë se kanë mbi 40 mijë të punësuar dhe vazhdimi i kësaj situate do të sjellë shkurtimin e vendeve të punës dhe mbylljen e bizneseve: “Nuk mbetet një perspektivë, shkurtime të vendeve të punës dhe mbyllja e këtyre kompanive nuk mbetet në këto kushte një perspektivë është një emergjencë dhe një situatë që pritet të ndodhë shumë shpejt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA