Atmosfera e Krishtilindjeve nuk ka se si të mos reflektohet në gjendjet emocionale të gjithësecilit. Në ditën e Krishtilndjeve, çdokush përcjell gëzim dhe buzëqeshje.
Dhe ata që ia shtojnë gëzimin festave janë buzëqeshjet e fëmijëve, të cilët, sipas traditës familjare, kur janë zgjuar këtë mëngjes kanë gjetur dhurata nga babagjyshi poshtë pemës.
Ndonëse në familjet e krishtera dhuratat janë hapur këtë mëngjes, në disa të tjera ato janë traditë që të hapen natën e ndërrimit të viteve.
Për shumë prindër, ky vit nuk ka qenë i mirë financiarisht, por kur bëhet fjalë për fëmijët, dhuratat nuk mungojnë.
Pasi kanë vizituar kishat sipas besimeve përkatëse dhe kanë shijuar atmosferën festive që të ofron sheshi “Skënderbej”, janë mbledhur secili pranë tryezave familjare për të shijuar drekën e Krishtlindjeve.
Top Channel