Progres Raporti pozitiv i BE për Shqipërinë, Spiropali: Rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar Qepa është shtrenjtuar këtë vit dhe çmimi nuk është rritur thjesht sepse është fundvit, siç ndodh rëndom në tregje kur abuzohet me perimet e tryezës festive.
Thatësira dhe fara pa cilësi fajësohen nga fermerët në Myzeqe për çmimin e lartë të qepës, e cila shkon deri në 120 lek për kilogramë.
“Vjet e hodhëm nëpër kanale. Këtë vit na dëmtoi farishtja e keqe dhe thatësira. Është mbjellë shumë pak”, shprehen fermerët.
Në tregun e Lushnjes, ku përfundon produkti i fermerëve, tregtarët thonë se ka mungesë të qepës dhe janë detyruar ta marrin nga jashtë.
I kontaktuar në telefon, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Lushnje, Dhimitraq Qorri, shprehet se këto çmime nuk kanë të bëjnë me festat e fundvitit, por kanë ardhur nga kërkesë-oferta që ka për qepën nga pikat e eksportit.
E njëjta situatë, sipas tij, po ndodh dhe me preshin e lakrën.
Top Channel