Tentuan që t’i arratiseshin policisë, 4 shqiptarë pësojnë aksident dhe plagosen. Ata akuzohen për vjedhje banesash.
Shqiptarët ishin vënë nën survejimin e policisë më herët dhe për arrestimin e tyre ishte bërë gati një plan, në mënyrë që të parandaloheshin vjedhjet gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit, në orën 22.35. Patrulla konstatoi se mjeti tip Opel Meriva bënte një “ecje të parregullt” dhe kur drejtuesi shikon policinë ngadalëson shpejtësinë dhe më pas e rrit atë.
Për këtë arsye, patrulla vendos që ta ndalojë dhe urdhëroi shoferin që të ndalojë. Ky i fundit nuk i përgjigjet urdhrit, por ikën me shpejtësi në drejtim të qytetit të Grevës në Chianti, duke sfiduar trafikun. Qëllimi i shqiptarëve ishte që të bënin aksident, me qëllim që të pengonin ndjekjen e policisë.
Shoferi, nuk u kujdes për sigurinë e këmbësorëve të pranishëm në qytet. Ai nuk respektoi as sinjalistikën, por i kaloi semaforët të gjithë me të kuqe. Për pasojë, automjeti ka humbur kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës.
Në këto momente policia kërkoi ndihmë mjekësore për shqiptarët. Ndërkohë ata zbuluan se makina ishte denoncuar si e vjedhur me 20 dhjetor 2018, në Pistoia, dhe brenda saj janë gjetur disa çanta. Ata ishin mbushur me veshje grash dhe burrash. Gjithashtu në makinë u gjetën tre PC portativë; një fletore; një kamera Reflex Nikon; një kuti lëkure që përmbante tre puro; tre telefona celularë; gjashtë orë; një I-pod; disa bizhuteri dhe kartëmonedha të kombësive dhe konfeksioneve të ndryshme. Mallrat, nga hetimet e menjëhershme, u zbuluan se ishin të vjedhur, pak para aksidentit nga një shtëpi në rrugën Case Sparse në Panzano në Chianti dhe, për fat të mirë iu kthyen menjëherë pronarit si rezultat i denoncimit që ai kishte bërë në polici.
Ndërkohë të katër të arrestuarit u transportuan me ambulancë në spitalin e urgjencës spitalore të Santa Maria Annunziata: shtetasi me inicialet K.A, 22 vjec u raportua se ka pësuar dëmtime në kokë dhe frakturë të eshtrave të hundës, të gjykuara të shërueshme për 20 ditë; K.S., 21 vjeç, refuzoi çdo trajtim mjekësor; S.M., 26 vjeç, u raportua me plagë të shumta me thyerje të eshtrave të hundës, pa u përcaktuar ditët e prognozës; V.P., 40 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni për thyerjen këmbës së majtë dhe u pranua në departamentin e kirurgjisë emergjente. Njëri prej shqiptarëve, vazhdon që të marrë mjekimin në spital, ndërsa tre të parët u ndaluan, pasi u liruan nga spitali.
Top Channel