Njësia administrative Ballagat nuk është më shumë se 10 kilometra nga qyteti i Lushnjes, por për të udhëtuar përgjatë kësaj distance është një ferr i vërtetë.
Rruga që të çon në 5 fshatrat e kësaj zone është e pakalueshme. Në verë pluhuri, e në dimër balta, janë pikërisht këto vështirësitë që banorët e kësaj zone hasin gjithmonë.
Për të shkuar në qytet, banorët thonë se u duhet më shumë se 30 minuta, edhe pse distanca është vetëm 10 km.
Kjo zonë, burimin kryesor të të ardhurave e ka nga bujqësia, ndërsa rruga, nëse do të ishte e kalueshme mund të shtonte të ardhurat e tyre.
Pikërisht për shkak të këtyre vështirësive, banorët kanë hequr dorë nga bujqësia, e si zgjidhje për ta është vetëm largimi drejt zonave urbane. Tashmë në keto fshatra kanë mbetur vetëm të moshuarit.
Top Channel