Arben Myzeqari iu drejtua redaksisë së Fiksit me shqetësimin se nuk po gjente zgjidhje në asnjë institucion shtetëror. Madje shteti i kishte marrë 113 milionë lekë për t’i legalizuar një ndërtesë në tokë shtet, por që bashkia ja prish gjatë procesit të legalizimit.

Kjo e fundit në një përgjigje kthyer emisionit Fiks Fare arsyeton se objekti ishte përjashtuar nga legalizimi dhe se këtë përgjigje ia ka kthyer drejtoria e ALUIZNI-t Fier.

Gazetarët e Fiksit të cilëve në fillim iu tha në Drejtorinë e ALUIZNI-t se ky objekt është në proces legalizimi, iu ridrejtuan për të marr një përgjigje nëse objekti është përjashtuar nga legalizimi ashtu siç thotë bashkia, apo është ende në proces. Drejtori i ALUIZNI-t tregoi për Fiks Fare se nuk ka një vendim përjashtimi dhe se bashkia nuk duhet ta kishte prishur.

Por e vetmja zgjidhje për qytetarin sipas drejtorit është zgjidhja e kontratës dhe kthimi i 113 milionë lekëve.

Qytetari Arben Myzeqari i përlotur falënderoi emisionin investigativ për punën e bërë.

Ai tha se “Punën që duhet ta bënin institucionet shqiptare për 8 vite, e bëri Fiks fare për një muaj, por unë nuk do ta lë me kaq. Do të kërkoj shpërblim nga shteti shqiptar”.s

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA