Pas videos së shfaqur në emisionin “Fiks Fare”, prindërit e nxënësve të shkollës “Avni Rustemi” në Tiranë denoncuan rastin kur të mitur 13 dhe 14 vjeç konsumonin alkool në prani të mësueses së tyre, gjatë një ekskursioni në të cilin fëmijët kishin ikur pa lejen e prindërve.

  Fiks Fare/ Skandal në shkollën “Avni Rustemi” në Tiranë, nxënësit bëhen tapë gjatë ekskursionit

Ngjarja ishte denoncuar edhe në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës, por vetëm pas publikimit të pamjeve në “Fiks Fare” është marrë vendimi që mësuesja përgjegjëse të pushohet nga puna. Vendimi i është dërguar mësuese Albana Vathit me një njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA