11/01 02:44
Qentë endacakë janë kthyer në një problem mjaft shqetësues për banorët e Bulqizës.
Pjesa më e madhe e tyre ushqehen pranë kazanëve të mbeturinave dhe shqetësimi i banorëve është përhapja e epidemive. Ata thonë gjithashtu se ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë, sidomos në dimër, pasi kafshët janë agresive.
“Na grinë fare. Nuk i lëmë dot vetëm fëmijët të shkojnë në shkollë se i këpusin”, thonë banorët.
Top Channel