22/11 21:57
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni”, në fshatin Rrilë të Lezhës, nuk mund të shkruajnë gjatë orëve të mësimit për shkak të të ftohtit në klasa.
Duke kërkuar ngrohje për klasat e tyre, por edhe për kopshtin e fëmijëve, nxënësit bojkotuan mësimin mëngjesin e së enjtes.
Mësuesit sjellin dru edhe nga shtëpia për të ngrohur nxënësit, ndërsa hedhin akuza për abuzim.
Drejtoresha e shkollës, Lina Guri thotë se nuk do të zhvillohet mësim deri në momentin që shkolla të pajiset me soba dhe dru.
Sipas stafit pedagogjik, në këtë shkollë ku mësojnë edhe fëmijë me aftësi ndryshe, prej vitesh nuk është bërë asnjë investim.
Top Channel