Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

Kohët e fundit ajo ka qenë fokusi i mediave, lidhur me fjalimet e guximshme në Parlament apo deklaratat për dorëzimin e mandatit të deputetes në shenjë solidarizimi me protestën studentore.

Rudina pranoi se sistemi arsimor ka nevojë për ndryshime të mëdha, duke bërë një krahasim të situatës me lëvizjen studentore te viteve ’90, kryesuar nga babai i saj Azem Hajdari.

Ajo e shprehu hapur dëshirën për të ndjekur gjurmët e tij, duke u ndjerë shumë krenare për të shkuarën e të atit dhe familjes së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA