Top Story u ndal dhe tek një pikë tjetër korruptive, ndoshta më korruptiv-ja e tij? Çfarë janë universitet publike të pavarura?

“Ç’janë universitet publike të pavarura. Qeveria thotë se universitete të pavarura mund të bëhen edhe universitet publike, duke fituar një lloj autonomie më të madhe, edhe univeristet private nëse heqin dorë nga fitimi. Ç’interes ka pronari i një sipërmarrje fitmprurëse që të heqi dorë nga fitimi dhe të bëhet kështu bujar, të thotë do themeloj Universitet? Unë shkoj tek neni 121 që ka të bëjë me bordin e administrimit të universiteteve publike të pavarura. Pra kur ikën Pronari, kush do e zëvendosojë pronarin në këto ish universitete private? Pronarin e zëvendëson një bord administrimi me 11 anëtarë. Nga këta 11 ligji thotë që themeluesit, pra në rastin tonë pronari, do të kenë gjithmonë 6 anëtarë. Pra do të ketë shumicën. Pra nuk është se ai ka hequr dorë nga pronësia, Thjeshtë ka kamufluar pronësinë. thjesht ka kamufluar pronësinë, Kjo bëhet që universitet publike të pavarura të deklarojnë formalisht, se nuk kanë fitim, mirëpo duke qenë se pronari kontrollon bordin e administrimit, paratë shtesë që mblidhen, nuk do i quaj fitim, por do i quaj çfarë të duash ti. Mund t’ia vërë vetes pagë. Bie fjala administrator i universitetit X, ish pronari i unversitetit fitimprurës, mund të ketë një pagë 50 mijë euro. Që është e njëjta gjë si fitmi”, tha Arlind Qorri.

Ka edhe një mënyrë tjetër se si ky ligj i arsimit të lartë mbështet Universitetet Private. Duke rritur tarifat e masterit.

“Paradoksi tjetër, tarifat e masteri është gati 3 milionë. Bachelor është 300 mijë. Por ku ndryshojnë shërbimet që marrin studentët nga njëri tek tjetri? Janë po ata pedagogë që japin në dy nivelet. Janë po ato klasa, po ato biblioteka. Dhe prapë këta paguajnë 3 milionë, këta paguajnë 300 mijë”, tha Rigels Xhemollari.

E vetmja arsye përse masteri në universitet shtetërore ka tarifa aq të larta është që të përfitojnë universitet private.

“Nëse ti rrit tarifat tek publiku, për mastërin, studentët do të shkojnë tek private. Është shumë e thjeshtë”, tha Mark Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA