Bordet e Administrimit janë instanca që kontrollojnë anën financiare të Universiteteve. Senati rregullon anën akademike, ndërsa Bordi i Administrimit ka në dorë paratë.

Kjo skemë ka krijuar konflikte interesi të pastra brenda Ministrisë së Arsimit.

“4 anëtarë i ka ministria dhe këta 4 anëtar të ministrisë rezultojnë të jenë në universitete të ndryshme vartës së ministres. Kur them vartës, them këshilltarë, specialist, punonjës së zyrës auditit, që janë në konflikt të hapur interesi”, tha Rigels Xhemollari.

Më poshtë po japim një listë me emra që tregon se kush i menaxhon sot këto borde.

Njerëzit e Qeverisë në përbërje të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës janë:

Arbjan MAZNIKU – Nënkryetar i Bashkisë Tiranë.
Erzen TOLA, Drejtor Juridik – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Arjan XHELAJ – Drejtor i Përgjithshëm i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Njërëzit e Qeverisë në përbërje të Bordit të Administrimit në Universiteti Politeknik i Tiranes janë këta:

Plarent NDRECA – ish Sekretar i Përgjithshëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Mirela BIMO – Drejtore e Financës, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Gert JANAQI – Drejtor i IZHA-s, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Albana KOÇIU – Drejtore e Departamentit te Administratës Publike.

Përsa i përket Universitetit Bujqësor të Tiranës, bordi i administrimit kontrollohet nga këta njerëz:

Lavdrim SAHITAJ – Kryetar Bordi. Sahitaj është njëkohësisht Drejtor i thesarit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Dorina RAPTI – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Jeton SHEHU – Drejtor Auditi, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Geron KAMBERI – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Tani të kalojmë tek bordi i administrimit në Universitetin e Arteve të Tiranës. Këtu ka akoma më shumë çudira, pasi kryetare bordi është Elira KOKONA. Ajo mban njëkohësisht edhe postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa të tjerët janë:

Dhimitër BAKO – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Erjon NDROQI – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Arjan KONOMI – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Njërëzit e Qeverisë në përbërje të Bordit të Administrimit tek Universiteti i Sporteve të Tiranës janë këta persona:

Vladimir GJONAJ – Kryetar Bordi . Zoti Gjonaj prej vitesh ka qenë drejtor i sporteve në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Dritan SALLAKU – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Elvira BAZE – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Bledi DOÇI – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Përsa i përket personave që kontrollojnë bordin e Universtietit të Mjekësisë së Tiranës, ata janë:

Ardiana BERBERI – ish Drejtore Kabineti – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Migena DUSHKU – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Zamira GJINI – Drejtore e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Ministria e Arsimit, Sportit
Adriana Ristani – Përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë.

Top Story mori në konsideratë vetëm disa Unviersitete që ndodhen në Tiranë. Por në çdo universitet tjetër të vendit paraqitet e njëjta situatë. Janë njerëzit e qeverisë ata që kontrollojnë financat e universiteteve.

Duke pasur parasysh këtë fakt, ajo që thotë kryeministri se tarifat e studentëve i rritën vetë universitetet, kjo është një gëshnjeshtër e madhe.

“Kur qeveria thotë që këtë problem e keni krijuar ju, normalisht që ajo mashtron. Sepse këtë problem e kanë krijuar ata përmes këtyre strukturave që kanë pas në universitete”, tha pedagogu Mark Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA