Ulja e temperaturave dhe bora e rënë në dy ditët e fundit ka bërë që pedonalja e Bulqizës, po ashtu edhe rrugët dytësore të qytetit të përfshihen nga akulli.

Mungesa e hedhjes së kripës dhe skorjes në rrugët e qytetit është kthyer një problem serioz për banoret, sidomos për moshat e treta dhe fëmijët.

Të rrezikuar nga kjo situatë banorët thonë se nuk është marrë asnjë masë dhe se prania e akullit është prezent në rrugë prej dy ditësh.

Siç duket edhe nga pamjet te gjitha rrugët janë të pushtuar nga akulli. Vetëm disa punonjës të pastrim-gjelbërimit mundohen të hedhin kripë me kova në duar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA