Shpërthimi molotovëve nisi pas mbylljes së fjalimit të Berishës/ Çfarë ndodhi në protestën përpara Kryeministrisë, dy efektivë të lënduar, qytetari merr flakë Refie Izeti jeton mes mundimesh në fshatin Lubonjë të Vlorës. Në këtë fshat ku të gjithë ankohen, një nënë e 4 fëmijëve mban peshën më të rëndë, pasi një prej djemve është i paralizuar.
“Kam kërkuar që t’i nxjerrin një përkrahje djalit, por më thanë se ka tokën. Me 10 000 lekë në muaj e shtyjmë”, thotë nëna dhe djali.
Familja nuk paguan dot energjinë elektrike prej muajsh.
Varfërinë në këtë fshat e gjen mes shtëpive të braktisura, pallateve pa banorë, mungesës së rrugëve dhe ujit të pijshëm, ndërsa për t’u mjekuar, banorëve u duhet të shkojnë deri në Vlorë.
“Fshati është katandisur si mos më keq. Nga ana ekonomike, ujë, drita… Gjithçka është rrënuar”, thonë banorët.
Lubonja, fshati i cili dita-ditës po braktiset, dikur kishte mbi 1000 banorë, por sot nuk kanë mbetur as 150.
Top Channel