Duke nisur nga dita e hënë, datë 17 dhjetor, mbi 650 mijë pensionistë të Republikës së Shqipërisë do të marrin një shpërblim për festat e fundvitit, në vlerën e 5.000 lekëve.

Tërheqja e parave do të bëhet pranë pikave postare, që gjatë kësaj periudhe do të qëndrojnë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.

Kush nuk e ka marrë ende pensionin, do ta marrë shpërblimin bashkë me pensionin. Pensionistët ndajnë mendime të ndryshme për shpërblimin.

Për të realizuar në kohë dhe me korrektësi dhënien e këtij shpërblimi, është realizuar një grafik në të gjitha qendrat paguese të postës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA