Pedagogu Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili u shpreh se mbajtja e fshehtë e takimit të kryeministrit Edi Rama me pedagogë dhe studentë të fakultetit të Gjeologjisë është një show që prodhon lajm.
“Kryeministri ku jeton që nuk është informuar. Vetë mbajtja fshehtas e spektaklit prodhon lajm dhe e shet takimin e Ramës. Vetë takimi përbën lajm, por edhe fshehja e tij. Rama nuk ka nevojë të shkojë vetë atje ka njerëz që mund t’ia përcjellin mesazhin, ka këshilltarë, ministra që të informojnë. S’ka nevojë të shkojë atje. E gjitha është show nëpërmjet mbajtjes sekret të takimit.”, u shpreh Mërtiri.
Ndërsa shton se Rama nëpërmjet mesazheve të tij kërkon njollosë protestën dhe ta përçajë.
“Kërkon ta njollosë protestën, ta përçajë dhe ta kontrollojë. Dhe armiku i protestës është vetë Rama.”, u shpreh Mërtiri.
Top Channel