
01/05 22:43
Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “At Gjon Karma”, në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër, kanë bojkotuar orën e parë të mësimit në shenjë proteste ndaj kushteve ku zhvillojnë mësim.
Drejtuesi i njësisë administrative Gur i Zi , Pjerin Marku shprehet se kërkesat e nxënësve janë të drejta dhe po punohet për zgjidhjen e tyre.
430 nxënës të kësaj shkolle u duhet të përballen çdo ditë me kushtet ku mungon higjiena. Në rast të mosrealizimit të kërkesave, nxënësit dhe prindërit thonë se protesta do të përshkallëzohet deri në bllokimin e rrugës.
Top Channel