Janë të shumtë ata që mbajnë në shtëpi një kafshë. Kjo ka bërë që në Tiranë të ngrihen edhe qendra estetike te posaçme për miqtë me katër putra.
Kafshët na falin dashuri pa kushte për këtë arsye ne shumë herë i bëjmë ato pjesë të familjes tonë. Por para se t’i fusim brenda në shtëpi i vaksinojmë, edukojmë dhe i ushqejmë në orar. Gjithashtu në mirëmbajtjen e kafshëve hyjnë edhe shërbimet estetike, për këtë arsye Xhingon e kemi sjellë pranë qendrës estetike të parë të certifikuar në Tiranë.
Që kafsha të marrë shërbimin e duhur estetik për këtë duhet një person që njeh mirë psikologjinë e saj. Ilva Leskaj ka studiuar për estetikën e kafshëve shtëpiake në Francë.
“Verifikojmë veshët si fillim, sepse ato kanë nevojë për epilim. Me këtë rast ne mund të zbulojmë shumë sëmundje që mund të ketë kafsha. Në këto momente ne informojmë klientin që ka një problem të tillë dhe mund ta ndjekim tek veterineri”, u shpreh Ilva Leskaj, estetiste kafshësh.
Pasi kafshës i pastrohen veshët dhe i priten thonjtë nëse është e nevojshme, procesi i radhës është dushi. Ku sugjerohet që kafsha të lahet me ujë të vaket dhe jo të nxjetë në mënyrë që të mos i dëmtojmë lëkurën. Sipas Ilvës cdo shërbim estetik i kafshës nuk duhet të behët me anestezi.
“Unë nuk e rekomandoj asnjëherë që të bëj një qethje me anestezi sepse është shumë e dëmshme për shëndetin e kafshës. Çfarë sjell? Shkurtim jetë. Sterilizimi, vaksinimi këto janë shumë të domosdoshme për kafshën Ndërsa për estetikën mund të them që deri diku janë të interesuar, por unë me eksperiencën time nuk kam parë akoma të gjitha rracat këtu në Shqipëri”, tha Ilva Leskaj, estetiste kafshësh.
Sipas llojit të qenit përshtatet edhe qethja.
“Qethja me model ka të bëjë më identitetin e kafshës. Sepse çdo racë ka qethjen e vet. Qethja bebe duhet të nxjerri morfologjinë e qenit. Tek këmbët do të bëj një pjesë si pantallona që t’i japim pak elegancëDhe veshet duhet të jenë sa më të gjatë. Ja dhe Xhingo në fazën përfundimtare”, shpjegon Ilva Leskaj, estetiste kafshësh
Top Channel