Policia e Shtetit vijon të publikojë emrat e personave më të rrezikshëm dhe të shumëkërkuar në çdo qark, teksa këtë herë kë listuar 33 emra të këtij kontigjenti, në qarkun e Lezhës.
Në publikimin në rrjetet sociale, Policia e Shtetit ka publikuar emrat, moshën, fotot dhe veprat penale të të shumëkërkuarve, ndërsa ka ftuar qytetarët të raportojnë mbi vendndodhjen e tyre.
Mbi të shumëkërkuarit rëndojnë dënime me burg nga 14 vite burg, deri në burgim të përjetshëm, ndërsa veprat penale janë thuajse të gjitha vrasje.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në apelin e policisë.
Top Channel