![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-12-at-19.31.42-800x450.jpeg)
12/02 19:32
Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare do të fillojë nga nesër pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë.
Për të shmangur radhët është realizuar një grafik në të gjitha qendrat e postës ku do të punohet ora 7.30 e mëngjesit, deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Kështu çdo ditë deri në orën 14;00 do të realizohet dhënia e pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi i fundvitit për ata që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date.
Top Channel