Një shtetas kinez është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare e Rinasit, i dyshuar për veprat penale të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë dhe mosdeklarim të të hollave apo sendeve me vlerë në kufi.

Në vazhdën e kontrolleve ndaj pasagjerëve të linjave ajrore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, 43-vjeçari nga Kina, i identifikuar vetëm si J.L., por që zotëronte leje qëndrimi dhe banonte përkohësisht në Tiranë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë.

Në bagazhin e dorës dhe në trup atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale plot 80 mijë euro, 76 mijë lekë dhe 2.900 jen; si dhe 9 steka paketash duhani pa pullë fiskale.

Ky është rasti i 14 në total gjatë vitit 2018, që policia kufitare e Rinasit ka kapur për mosdeklarim të vlerave monetare në kufi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA