Një zjarr masiv ka përfshirë një pallat 4-katësh në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja është regjistruar pak para mesnate, në “lagjen 12” të qytetit.
Forca të shumta zjarrfikëse mbërritën atje dhe, pasi kanë evakuuar familjet që jetonin në pallat, kanë nisur punën për të shuar zjarrin.
Për disa orë, flakët masive kanë shkrumbuar katin e 4-t të ndërtesës, ndërkohë që është izoluar nga zjarrfikësit pjesa tjetër e godinës dhe banesat e tjera ngjitur me të.
Zjarri është fikur rreth orës 4 të mëngjesit, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së tij. Sipas të dhënave, dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale dhe grupi hetimor ka ngritur dy pistat e para për shkakun.
Dyshimet janë që zjarri të ketë nisur në njërin nga apartamentet, si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike ose nga oxhaku, por ende nuk është përcaktuar konkretisht se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Top Channel