Në prag të ngritjes së dy institucioneve të reja të drejtësisë, siç janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Zv.Ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar një takim me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë është diskutuar pikërisht për ngritjen e institucioneve te reja të drejtësisë. Në një postim në rrjetin social Twitter Ambasada Amerikane shprehet se pret me padurim ngritjen e këtyre institucione të rëndësishme, në mënyrë që shqiptarët në fund të kenë sistemin e drejtësisë që meritojnë.
Në të njëjtin rrjet ka reaguar edhe ministrja Gjonaj, e cila falenderuar partnerët për mbështetjen e dhënë. “Ju jam mirënjohëse partnerëve dhe bashkëpunëtorëve që ja arritëm ditës së madhe të ngritjes të institucioneve te qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Në dy ditët e ardhshme fjalën e kanë gjyqtarët dhe prokurorët për të treguar integritetin e tyre në përzgjedhjen e më të mirëve”, shkruan ministrja Gjonaj.
Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, KLP dhe KLGJ vjen pas përfundimit të procesit të vettingut për listën prioritare të gjykatësve dhe prokurorëve.
Top Channel