Studentët që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit kanë deklaruar për Top Channel se nuk do të tërhiqen pa u plotësuar 8 kërkesat e tyre.

“Nuk tërhiqemi nga protesta. As dialog, as përfaqësi nuk do të ketë. 8 pika të panegociueshme kemi ne, jo dialog. Do të përshkallëzohet kjo situatë nëse nuk plotësohen kërkesat. Ne nuk jemi biznes që të bëjmë negociata, jemi për të drejtat tona që janë të qarta. Luftojmë me zemër dhe me shpirt për të drejtat tona”, thanë studentët.

Këto janë pamjet e protestës së studentëve të filmuara me dron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA