Noterja Xhevahire Brahaj, e cila ka vërtetuar si origjinale dokumentacionin e dyshuar të falsifikuar të firmës amerikane për degën e saj në Shqipëri, i është shmangur kërkesës së Top Channel për të sqaruar pozicionin e saj.

Në tentativën e parë në zyrën e Brahajt ishin dy punonjëse të saj të cilat na deklaruan se noterja ishte larguar pa lënë adresë. Ndërsa në tentativë të dytë, nuk ishte askush as për të hapur derën.

Xhevahire Brahaj ka vërtetuar si origjinale dokumentet e sjella nga Avdjol Dobi, i paraqitur në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të kompanisë ‘DH Albania’, e cila është paraqitur si degë e kompanisë amerikane “Dunëell Haberman”. Tashmë, këto procedura, përfshirë edhe ato të shpalljes fituese të firmës shqiptare DH Albania për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe, janë objekt i hetimit të prokurorisë.

Kjo e fundit dyshon se dokumentacioni i paraqitur në bazë të të cilit është bërë shpallja si fitues i firmës DH Albania është i falsifikuar. Për këtë arsye, pritet që përveç përfaqësuesit ligjor të firmës në fjalë, Avdjol Dobi të merret në pyetje edhe noterja që ka vërtetuar një dokument që dyshohet se është i falsifikuar.

Firma DH Albania fitoi të drejtën e ndërtimit të lotit të parë të Unazës së Madhe me një vlerë prej rreth 20 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA