Një sasi prej 105 kg kanabis u sekuestrua prej Departamentit të Antidrogës së Igumenicës, në vendin e quajtur Filat, 10 km nga kufiri shqiptar i Qafë-Botës.

Sipas burimeve policore, lënda narkotike ndodhej në një automjet të marrë me qira prej një 34-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua në flagrancë prej agjentëve. Mësohet se lënda narkotike ishte kaluar me mushka nëpërmjet kufirit shqiptar dhe pasi ishte lënë në një zonë jashtë Sajadhës, u ngarkua në mjetin e 34-vjeçarit, me destinacion Athinën.

Prej verifikimit të dokumentacionit, rezultoi se 34-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, mbante me vete një pasaportë shqiptare me vulë hyrëse në Greqi të falsifikuar, ndërsa ndaj tij, një gjykatë kishte vendosur dy vjet më parë masën e deportimit nga Greqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA