Protesta e studentëve është futur në pikën e saj më të nxehtë, ndërsa debati në lidhje me pretendimet e tyre dhe mundësitë për dialog me qeverinë, është zhvilluar sonte në emisionin “Open”.
Një nga studentët e pranishëm në publik, shpjegoi edhe arsyet pse shumica e protestuesve refuzojnë të ulen në tryezën e dialogut, duke argumentuar se u janë shkelur disa të drejta kushtetuese.
“Unë jam student i Fakultetit të Drejtësisë dhe mund të them se ne nuk kemi pse të negociojmë për disa të drejta tonat, që na i garanton kushtetuta dhe ligjet e shtetit. Ne thjesht presim të na jepen këto të drejta. Pesha e votës tonë në zgjedhjet në Universitete dhe fakultete është vetëm 10 %, dhe kjo u ka lejuar drejtuesve që të riciklojnë veten në pozicionet drejtuese, duke “privatizuar” në një farë forme institucionet. Disa në panel thanë se ne rrimë nëpër kafene, por harrojnë se oborri i Fakultetit të Drejtësisë, që është hapësirë publike në dispozicion të studentëve, është shndërruar në një parking privat për makinat e pedagogëve”, tha njëri prej studentëve.
Top Channel