Protesta e studentëve ka hyrë në javën e dytë, madje me një përshkallëzim dramatik. Protesta është kthyer në një model politik-social në vendin tonë, por po shihet një lloj fryme veprimi duke refuzuar institucionet e dala në mënyrë të ligjshme, e duke rrezikuar kështu të ndezë fitilin dhe të hedhë në erë sistemin në vend.

Studentët e nisën me 4 kërkesa të shkruara në një letër me shkrim dore, tejet të thjeshta, por që u transformuan me kalimin e ditëve nga 4 në 5, e më në fund me një listë prej 8 kërkesash të shpallur që prej të dielës. Ndërkohë, 3 janë forcat politike që po përpiqen të përfitojnë dhe të kapitalizojnë nga kjo protestë studentore.

Të martën është paralajmëruar protesta më e madhe, si dita e fundit e afatit për plotësimin e kërkesave të tyre. Por çfarë do të ndodhë më pas? Gjithçka është diskutuar në “Open” të Eni Vasilit në Top Channel me një panel të ftuarish, pedagogë dhe politikanë, por edhe studentë të pranishëm në studio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA