“Fiks Fare”, skandali në Policinë e Shtetit: Si shiten provat e vendngjarjes!

10/12/2018 19:59

“Fiks fare” do të denoncojë mbrëmjen e kësaj të hëne një skandal që ndodh në Policinë e Shtetit.

Pas një investigimi disa mujor, gazetarët e “Fiks Fare” kanë hetuar dhe do të tregojë sesi shiten provat e vendngjarjes.

Rasti që do të denoncohet këtë të hënë dhe të martën në “Fiks Fare” tregon sesi mbulohet një vjedhje e ndodhur një vit më parë, krim për të cilin Prokuroria ka pezulluar hetimet, pasi policia nuk identifikon autorët.

Një qytetar kërkoi ndihmën e gazetarëve të “Fiks Fare” për grabitjen që kishte ndodhur në shtëpinë e tij, pasi policia dhe prokuroria nuk identifikonin dhe nuk vinin para përgjegjësisë ligjore autorët, edhe pse në vendin e ngjarjes u gjetën shenjat e gishtërinjve të hajdutëve.

Pas pagesës nën dorë, nëpërmjet sekserëve del shkresa e Policisë Shkencore, e cila ka identifikuar autorin e grabitjes. Për më tepër detaje, sonte në “Fiks Fare” pas edicionit të lajmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA