 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						Fotot ekskluzive të siguruara nga Top Channel tregojnë Moisi Habilajn duke dalë nga Gjykata e Katanias pak minuta pasi prokurori kërkoi për të dënimin maksimal, me 18 vjet e 8 muaj burgim.
Gjatë pretencës u kërkua që Habilaj të shpallet fajtor për akuzën e trafikimit të hashashit nga Shqipëria në Itali, që kryesisht kryhej me anije peshkimi. Sipas asaj që raporton meridionews, agjensi lajmesh në Katania, Habilaj, i njohur dhe si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, ka qenë vetë i pranishëm në këtë seancë, ndërkohë që jashtë gjykatës qëndronin në pritje dhjetra familjarë.

Ndërkohë, Nazer Seiti, i konsideruar si financier i grupit Habilaj, rrezikon 6 vite burg, ndërsa për Meridian Sulajn është kërkuar një dënim me 12 vite. Për Fatmir Minajn, një tjetër person i hetuar, është kërkuar lirimi, ndërsa për 11 shtetas italianë që bashkëpunonin me grupin Habilaj është kërkuar dënimi me burg nga 2 deri në 15 vite si dhe gjoba në vlerën e mijëra eurove.
Sipas meridionews, kanë mbërritur edhe hetues shqiptarë, të cilët kanë marrë në pyetje në burg Moisi Habilajn, por procesverbali i përgjigjeve nuk është publikuar.

Në fillim të nëntorit, Prokuroria e Katanias pushoi hetimet për Saimir Tahirin, i cili në atë kohë doli edhe në një konferencë për shtyp. Por, në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për ish-ministrin, i cili dyshohet se ka favorizuar dhe bashkëpunuar me grupin Habilaj.
Në pritje të letërporosive dhe verifikimeve që po kryen, prokurorët shtynë afatet e hetimit deri në 17 janar të vitit 2019. Për dosjen Habilaj që po hetohet në Shqipëri vijojnë të jënë në kërkim edhe 3 ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës: Jeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.
Banda e Habilajve në Vlorë u kap pas një hetimi 2-vjeçar të antimafias italiane, e cila përgjoi të gjithë grupin që transportonte hashashin e prodhuar në Shqipëri drejt Italisë, në Siçili.
Në kohën kur u kap një anije me qindra kilogramë hashash, u arrestuan edhe Moisi Habilaj, i afërt i ish-ministrit Tahiri, bashkëpunëtorët e tij si dhe pjesa e rrjetit italian.
Top Channel