24/11 09:50
Anëtarët e jurisë në gjyqin e “El Çapos” panë pamje nga nëndetësja e parë që ishte kapur nga Roja Bregdetare të SHBA-ve, e që ishte e mbushur me kokainë.
Nëndetësja ishte kapur në shtator të vitit 2008, në ujëra ndërkombëtare, rreth 500 km larg Guatemalas.
Kapiteni Tod Bagetis, i cili mori pjesë në operacion, tha se pasi e kishin kuptuar që ishin diktuar, trafikantët ishin përpjekur të përplaseshin me anijen e rojave për t’i përmbysur.
Pasi i kishin nënshtruar, policët gjendën brenda 237 pako me kokainë, me vlerë 100 milionë dollarë.
Top Channel