Qeveritë e Bashkimit Evropian që refuzojnë të strehojnë refugjatë, mund të paguajnë për t’u përjashtuar nga sistemi i bllokut për ndarjen e emigrantëve, thuhet në një propozim të Francës dhe Gjermanisë, që synon t’i japë fund një grindjeje të gjatë brenda unionit mbi migracionin.
Masa pasqyron padurimin me përparimin në reformimin e rregullave të azilit, të Bashkimit Europian, përpara zgjedhjeve të parlamentit të BE-së në maj, thanë diplomatët.
Sipas një dokumenti të dërguar ministrave të brendshëm të BE-së në Bruksel, dhe të publikuar nga Reuters, vendet pritëse fillestare do të kishin përgjegjësi për rreth tetë vjet, dy vite më pak se propozimi i mëparshëm nga Berlini, e cila ka marrë shumicën e njerëzve që kanë mbërritur në Evropë, në Greqi apo në Itali.
Dhe në një koncesion të mëtejshëm në Romë, duhet të ketë një rregull të veçantë për njerëzit që mbërrijnë, pasi të jenë shpëtuar në det, sepse qeveria populiste e Italisë ka refuzuar të lejojë që anijet e shpëtimit të ankorohen në portet e saj, për të mos u marrë me to.
Qeveritë ende do të ishin të detyruara të merrnin azil-kërkues nga shtetet e tjera të BE-së, por përjashtime mund të bëheshin nëse vendet do të ofronin “masa alternative të solidaritetit”.
Kjo gjuhë e BE-së është kodi për pagimin në buxhetin e BE-së, ose për pagesën drejt projekteve zhvillimore në Afrikë, thanë diplomatët, dhe synon t’i japë fund ndarjeve midis shteteve të BE-së si Gjermania, të cilat janë të gatshme të marrin refugjatë dhe vendet lindore si Hungaria, të cilët refuzojnë dhënien e azilit.
Top Channel